Në Prokurorinë Speciale u dorëzuan 35 lëndë për ‘bombat’

katicaProkuroria Publike njoftoi se prokurores speciale, Katica Janevës i ka dorëzuar shqyrtimin e detajuar statistikor, si dhe të dhënat mbi lëndët e hapura për rastet të cilat dalin nga përmbajtja e bisedave të përgjuara, të cilat Janeva i kërkoi javën e kaluar.

Në kumtesën e Prokurorisë hollësisht shpallet numri i lëndëve, personave kundër të cilëve janë ngritur procedura, lloji i veprave penale për të cilat janë zhvilluar hetimet, personat të cilët kanë dhënë deklarata para prokurorëve kompetentë, si dhe informacione të kërkuara, dëshmi, ekspertiza dhe detaje të tjera.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për gjithsej 35 lëndë për të cilat prokuroritë kompetente kanë filluar hetimet.

Sipas Prokurorisë, në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë formuar tri lëndë në Prokurorinë Publike Themelore, për 30 lëndë janë zhvilluar hetime, kurse Prokuroria Publike Themelore e Manastirit dhe ajo e Kumanovës kanë filluar nga një lëndë.

Në një pjesë të kumtesës së Prokurorisë njëkohësisht thuhet se Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë evidentuar dhe janë ngritur procedura për lëndët të cilat dalin për ndjekjen joligjore të komunikimeve, përkatësisht “bombave” të opozitës, por janë përmendur edhe në media, dhe prandaj Prokurorisë Speciale Themelore i janë dorëzuar edhe këto materiale. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>