45 kandidatë për kryetarë komunash fituan në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, ndërsa 35 do të shkojnë në raundin e dytë më 29 tetor.
Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.
Raund të dytë do të ketë në komunat: Bogovinë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovc, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoreçan, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.
Nga radhët e LSDM-së në raundin e parë u zgjodhën 37-të kryetarë komunash, nga OBRM-PDUKM 3, BDI 2 dhe Partia Demokratike e Turqve 1.
LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në 5, BDI dhe BESA në 7, në 1 komunë do të garojnë BDI-LSDM, në 1 LSDM dhe Lidhja e Romëve dhe në 1 PDSH dhe BESA.
Ende nuk dihet nëse kryetari i Bashkisë së Shkupit do të zgjedhet në raundin e parë, ose do të ketë edhe raund të dytë. Sipas informacioneve jozyrtare të KSHZ-së, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov është në epërsi ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Koce Trajanovski. /Telegrafi/