Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi duke e çuar numri e të vdekurve në 7, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një postim në rrejtin social Facebook.
Ai ka njoftuar se viktima është një grua 79 vjeçe nga Dibra pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 më 23 mars dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte shtruar në klinikën e Shkupit më 25 mars.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirusi me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 285 persona. Kreu i shëndetësisë bëri të ditur se 9 pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) janë shëruar plotësisht nga virusi dhe tashmë janë lëshuar në shtëpitë e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se masat e qeverisë, respektivisht orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona, 99 prej të cilëve janë shoqëruar në polici. Kundër dy personave, Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur padi penale për veprat penale – mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
rel