Sot në Qeveri, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe Paolo Orisni, drejtor i Kompanisë “IRD Engineering”, e përzgjedhur si firmë këshilluese për mbikëqyrjen e transaksioneve, nënshkruan marrëveshjen nën prezencën e kryeministrit Kovaçevski, zv/kryeministrit Artan Grubi si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Korridori 8 lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ky korridor nis nga portet italiane të Barit dhe Brindisit, bën një ndalesë në portin e Durrësit dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit në Varna në Detin e Zi.
Korridorit 8 që do të lidhë Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë,
Ndërkaq, Korridori 10 D lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, përmes autostradës Shkup-Bllacë. Në këtë formë, krijohet një unazë Shqipëri – Maqedoni e Veriut- Kosovë.