Me zhvendosjen e akrepave të orës, sonte përfundon llogaritja dimërore e kohës dhe fillon llogaritja verore.
Vendimin e solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 124 sipas së cilës llogaritja verore në vitin 2019 fillon më 31 mars në orën 02:00 me zhvendosjen e akrepave për një orë para ora në orën 03:00 dhe do të llogaritet si ora 03:00,.
Llogaritja verore e kohës mbaron më 27 tetor në orën 03:00, me zhvendosjen e akrepave një orë prapa koha, ku ora 03:00 do të llogaritet si ora 03:00 përsëri.
Miratimi i këtij vendimi, siç thuhet në njoftim, kontribuon në ndjekjen e politikës afatgjate ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim drejt Bashkimit Evropian, si dhe mbajtjen e llogarisë për funksionimin e papengueshëm të sektorëve të caktuar jo vetëm për transport dhe lidhje por edhe për sektorë të tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim stabil dhe afatgjatë./Telegrafi/