Pas një dekade si kryeministër (2006) dhe pas udhëheqjes 12 vjeçare të VMRO-DPMNE-së, kryeministri i Qeverisë së IRJM po largohet me skandalin më të keq të korrupsionit dhe keqpërdorimeve të të drejtave të njeriut, që kanë përfshirë vendin, shkruan New Europe.
Ky shkrim i kësaj medie ndërkombëtare ndërlidhet me dorëheqjen e paralajmëruar të Gruevskit para 15 janarit. Ai pritet të largohet edhe nga drejtimi i partisë së tij, shkruan ky portal.
Gruevski nga viti 2006 bëri në karrierë me retorikë nacionaliste dhe duke harxhuar dhjetëra miliona euro në projekte monumentale dhe brendimin e kryeqytetit me elemente nacionaliste, duke vendosur dhjetëra përmendore.
Dorëheqja e tij lidhet me skandalin e përgjimeve që çoi në thellimin e krizës politike dhe arritjen më pas të marrëveshjes për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë. (INA)