Një e vërtetë e hidhur për Arben Taravarin si “president” i shqiptarëve që nuk do të bëhet.

2024Fotografitë janë të realizuara nga fotografët e Arben Taravarit që janë autentike autoktone dhe autonome njëra në 2016 e tjetra në 2024.

Sipas krahasimit të fotove Arben Taravari në 2016 si ASH, kishte më shumë njerëz sesa sot me 4 parti së bashku. VLEN të theksohet se Arben Taravari sonte kishte më shumë nga BESA, LD-ja se sa nga ASH-ja kjo nuk mohohet.

Në vitin 2016 sipas fotografive të Arben Taravarit i cili garoi i vetëm në zgjedhje në siglën e ASH-së, salla në Gostivar ishte e stërmbushur, madje kishte edhe jashtë sallës simpatizues të ASH-së.

Sot në 2024 kur Arben Taravari kandidon për president nën ombrellën e katër partive plus VV-së së Albin Kurtit salla duket e zbrazur madje jashtë nuk ka askush, theksohet në krahasimin që bën TS.

Opozita përmes fotografive të shpërndara pretendon se në këtë tubim ka pasur mbi 10 mijë persona pjesëmarrës, por të dhënat zyrtare flasin ndryshe.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në tubimin e njoftuar nga kandidati për president, Arben Taravari në sallën e sportit në Gostivar ka pasur rreth 2.500 pjesëmarrës. Njëkohësisht, kapaciteti i sallës sportive Rinia nuk tejkalon mundësinë për të akomoduar më tepër se 3.000 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>