U regjistruan 7 tërmete me një intensitet prej 2.7 deri në 5.0 shkallë të Rihterit.
Lëkundja, e parë dhe më e fuqishmja u regjistrua në mëngjes 11.11.2020, në ora: 04:54:14.2 me një intensitet prej 5.0 shkallë të Rihterit (https://m.emsc.eu/earthquake/earthquake.php?evid=920156) dhe zgjoi banorët e pjesës perëndimore të Maqedonisë, epiqendra ishte afër fshatit Leunovë, në rajonin e Mavrovës, 15 km larg nga Gostivari.
Në tërmetin e dytë të fortë, i cili goditi pjesën perëndimore të vendit rreth orës 15:25:13.3, me një intensitet prej 4.9 shkallë të Rihterit (https://m.emsc.eu/earthquake/earthquake.php?evid=920241) shkaktoi rrëshqitje dheu dhe bllokoi rrugën që lidh Dibrën me Mavrovën, ekipet e specializuara u deshtë që të ndërhyjnë për pastrimin e dheut dhe normalizimin e trafikut, njoftoi AMSM.
Në Mavrovë, nga ana tjetër, tërmeti dëmtoi shtëpitë, si dhe sistemin lokal të furnizimit me ujë. Uji i pijshëm është i turbullt, duke bërë që kompania lokale e shërbimeve të raportojë se uji nuk është i sigurt për t’u pirë. Komuniteti lokal i Galichnik-ut publikoi foto që tregojnë shtëpizat e dëmtuara në këtë fshat. Tërmeti shkaktoi çarje në mure.
Interesi i madh për tërmetin shkatërroi aplikacionin dhe faqen e internetit të “latest earthquake ” të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
“Sasia e madhe e informacioneve pas tërmetit në Maqedoninë Veriore pati të njëjtin efekt si një sulm hakeri, me qindra mijëra mesazhe për serverat tanë në më pak se një minutë,” shkroi Last Quake në Twitter.