Rreth 70 nxënës shqiptarë të Komunës Çashkë të Velesit nuk i’u gëzuan e nuk i kënduan këngë 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Madje, shumë prej tyre sot edhe vijuan procesin e zakonshëm mësimor në shkollën fillore “Todor Janev” ku tashmë me vite u mohohet e drejta për mësim në gjuhën amtare, prandaj detyrohen që mësimin ta ndjekin në gjuhën maqedonase.
Ndërsa ekipi i Alsat vizitoi këtë shkollë, nxënësit rrëfyen nëse dhe sa kanë njohuri për Ditën e Alfabetit.
A e di sot se cila festë është?
Jo.
A e di çfarë feste është “22 Nëntori”?
Jo.
Është dita e alfabetit shqip. A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Jo.
A di ndonjë vjershë shqip?
“Jo”.
A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Po.
Ma trego.
A, B, Ç, R.
A di ndonjë vjershë shqip, a e reciton ndonjë vjershë?
A, B, C, R.”
Çfarë lexon më shumë, përveç librave?
Lexoj lektyra.
Në cilën gjuhë I lexon?
Në maqedonisht.
Pse nuk mendon që në shkollën e mesme të vazhdosh në gjuhën shqipe?
Kam mësuar shumë vite këtu dhe më vjen mbrapsht të mësoj shqip, kam dëshirë të shkoj në maqedonisht”.
Prej në Çashkë u nisëm drejt fshatit Ellovec për të takuar nxënësit që për hir të 22 Nëntorit sot nuk kishin shkuar në shkollë. Rrëfimet e tyre janë të ndryshme, disa preferojnë që arsimin e mesëm ta vazhdojnë maqedonisht ndërsa të tjerët në shqip.
“Prej në klasë të parë mësoj maqedonisht, nuk kam asnjë problem, mirë më shkon. Më vështirë e kemi në lëndën e historisë, ka fjalë të rënda.
Në shkollë të mesme ku do të shkosh?
Përgjigje: Në Veles, maqedonisht, ashtu jam mësuar, do të regjistrohem në farmaci.
Pyetje: A lexon ndonjë libër në gjuhën shqipe, cila është e fundit?
Përgjigje: Po, lexoj. E fundit është “Mos u hidhëro” dhe kam mësuar shumë fjalë të mira”.
“Për në të ardhmen mendoj të regjistrohem në Shkup. Shqip të mësoj më mirë më vjen”.
“Sot është “22 Nëntori” dita e alfabetit.
A dëshiron ta mësosh ndonjë vjershë që ka të bëj me ditën e alfabetit, ditën e flamurit?
Dua të mësoj por s’ka kush të më mësoj.
A lexon diçka shqip?
Ndonjëherë, ndonjë gjë nga internet”.
Hajrullah Ameti, banor në këtë fshat shprehet i revoltuar për diskriminimin që po u bëhet fëmijëve shqiptarë në këtë pjesë.
“Më mirë mos të jemi gjallë. Në shekullin 21 të mësojnë nipat dhe stërnipat në gjuhën tjetër kjo është turp, shumë më vjen keq. Ndonjëherë edhe në shtëpi kur vijnë ju shkon gjuha të flasin maqedonisht mirëpo ne me këmbëngulje i mësojmë shqip”, tha Hajrullah Ameti, banor i fshatit Ellovec.
Mungesa e paraleleve shqipe në Çashkë është problem shumë vjeçar për të cilin janë propozuar zgjidhje të shumta por asnjëra prej tyre nuk rezultoi me epilog konkret.
alsat