OBRM-PDUKM kërkon shkarkimin e gjykatësit Pajaziti për arratisjen e Blerim Ramadanit

obrmNga OBRM-PDUKM kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti për arratisjen e Blerim Ramadanit.

Nga kjo parti thonë se ai është i afërt me BDI-në dhe LSD-në, dhe se ai i mundësoi arratisjen ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

 

“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit. Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë që institucionet të hapin menjëherë procedurat dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga pozita e gjyqtarit”, pohoi Bojan Stojanovski, OBRM-PDUKM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>