Orav: Jeni me rekomandim të kushtëzuar, mos rrezikoni

OravPas shkeljes së një sërë afatesh nga Marrëveshja e Përzhinws, ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav i kujtoi klasës politike edhe një herë detyrimet që ka për të përmbushur. Ai kujtoi tërthorazi, se Maqedonia nuk do të donte të humbte edhe rekomandimin, pas kushtëzimit që iu vendos në Raportin e Progresit.

“Rikujtoj se nuk ka më kohë të mbetur që të zgjidhet çështja. Grupi i punës po punon edhe sot, dhe i nxisë të gjithë palët që ta përmbyllin çështjen sa më shpejtë. Gjithashtu dua të rikujtoj se rekomandimi të cilin BE-ja e ka dhënë për vendin tuaj është i kushtëzua me implementim të plotë të marrëveshjes së Përzhinës dhe Reformave Urgjente Prioritare”, tha Aivo Orav, Ambasador i BE-së.

Duke vënë theksin konkretisht tek KSHZ-ja dhe shkelja e afatit për kompletimin e këtij ekipi, ai tha BE-ja nuk lëshon pe nga kërkesa e saj, për ekspertë cilësor dhe të pavarur, e jo politik.

“Po përparojmë por nevojitet kohë pasi ajo çka po e kërkojmë është të kemi ekspertë cilësor dhe të pavarur. Nuk është e rëndë nëse ka njerëz të duhur në lista, varet nëse merren vesh partitë politike. Ka të bëjë me vullnetin politik pasi kandidatët juanë aty por varet prej vullnetit politik”, tha Piter Vanhojte, ndërmjetës.

Lidhur me bisedimet për mediat, Orav tha se KSHZ-ja –prapëseprapë mbetet më urgjente. Nga ana tjetër, lehtësuesi ndërkombëtar Piter Vanhojte tha se çdo afat i KSHZ-së varet nga vullneti politik për dialog. Me përmbylljen e çështjes së KSHZ-së dhe reformave në media, do të kalohet në pikën tjetër, atë të dorëheqjes së kryeministrit Nikolla Gruevski pas të cilës mbetet vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të prillit, për përmbylljen e tërë marrëveshja e qershor/korrikut.

Krenar Sadiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>