Gazetari dhe profesori universitar Sasho Ordanovski i ka kushtuar një kolumnë të shkurtë katandisjes që mbretëron në Kodrën e Diellit, qëndrën e skijimit dikur më të njohur në ish-Jugosllavi.
Ordanoski tregon se e ka vizituar këtë qendër për festën e Krishtlindjes dhe thotë se nuk ka vend më të bukur. Edhe ai përmend faktin se në Kodrën e Diellit është ndërtuar një kishë, pa ndonjë leje ndërtimore, ndërkaq tani ndërtohet një xhami, gjithashtu pa leje ndërtimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazetari ndalet te disa aspekte të Kodrës së Diellit, siç është mungesa e koshave për hedhjen mbeturinave, apo edhe mungesa e ulëseve, apo ndonjë pajisje tjetër urbane, kështu mbeturinat hidhen kudo.
Ordanoski ndalet te aspekti i transportit publik që gjithashtu mungon, ndërkaq përmend edhe teleferikun që tashmë është i amortizuar dhe i pashfrytëzueshëm, si edhe i dëmtuar. Sipas tij, kjo shkakton edhe kolonat e gjata të veturave që arrijnë madje deri në fshatin më të afërt, në Lisec.
Ordanoski ironizon me aspektin e ndriçimit, që këtë radhë është shumicë, krahasuar me pak shtyllat që nuk ndriçojnë, por nuk lë anash as rrugët që janë të tilla, sipas tij, qysh në kohën e socializmit.
Sipas tij, në këtë periudhë, shqiptarëve thuajse nuk u është dhënë leje për të ndërtuar shtëpia, pasi që janë konsideruar si popullsi e dyshimtë politikisht, pra iredentistë, por thumbon ndërtimin e shtëpive, hoteleve, kafeve nga cilido, shqiptarë apo maqedonas.
Oradnovski godet aspektin e përgjegjësisë për këtë qendër turistike, që sipas tij nuk e ka as komuna e Tetovës, e as pushteti qendror në Shkup, duke kritikuar edhe qeverisjen e kaluar, që e ironizon me aspektin e barokut, si një arsye e mosinvestimit në Kodrën e Diellit.
Çështja që shtron Sasho Ordanoski është nëse Kodra e Dielit do të mund të ndihmohej nga vetë Zoti që kjo qendër të shndërrohet në zonë moderne turistike./Telegrafi/