OSBE do të mbështet Maqedoninë në çështjen e emigrantëve

OSBE“Përpilimi i një platforme për koordinim dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet organeve për përndjekje dhe të gjitha institucioneve të involvuara qeveritare është kyç për ballafaqimin më të mirë me situatat e mundshme të krizave me migracionin”, porositën pjesëmarrësit në diskutimin në tryezën e rrumbullakët në Shkup të organizuar nga Misioni i OSBE-së.

Në këtë diskutim morën pjesë rreth 35 përfaqësues të institucioneve shtetërore, agjenci kombëtare, organizata ndërkombëtare dhe organizata qeveritare të cilët dhanë rekomandimet për Planin e detajuar për situata të jashtëzakonshme lidhur me migracionin.

“Do të vazhdojmë që ta ndihmojmë vendin të përgatitet për çdo krizë eventuale të migracionit, duke ndihmuar autoritetet kombëtare në hartimin e një plani kombëtar të bazuar në praktikat dhe udhëzimet më të mira ndërkombëtare”, tha Maria de Benito Rodrigez, këshilltare për migracionin dhe sigurinë e refugjatëve në Misionin e OSBE-së në Shkup.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, theksoi se tribuna e sotme mund të ndihmojë në zhvillimin e një plani më të mirë dhe gjithëpërfshirës për situata të jashtëzakonshme lidhur me migracionin, në bazë të përvojës së fituar gjatë viteve.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Elena Grozdanova potencoi se ndihma e donatorëve ka qenë kyçe për ballafaqim të suksesshëm të krizës me migracionin.

Diskutimi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të Misionit për promovimin e qasjes së bazuar në viktimën dhe të drejtat e njeriut kundrejt sfidave të paraqitura nga flukset e migracionit. (telegrafi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>