Parashikimi i zymtë: BE nuk do të ketë kohë për Ballkanin në 2019-n

samiti EU dhe BallkaniBashkimi Europian nuk do të ketë kohë për Ballkanin vitin e ardhshëm, e për këtë arsye nevojitet një energji e re për luftën kundër stanjacionit. Ky ishte përfundimi kryesor i samitit “Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor në 2019-n”, i organizuar në Beograd.

Profesori i Universitetit të Gracit, Florian Bieber nënvizoi se viti 2018 ka qenë vit i pritshmërive të larta, për shkak të përcaktimit të 2025-s si datë potenciale për anëtarësimin e rajonit në bllokun europian, por edhe disa sukseseve të vogla, siç ishte marrëveshja e Prespës.

Ndërkohë, siç nënvizon Bieber, hapësira për një ujdi mes Prishtinës dhe Beogradit sa vjen e po ngushtohet, e Brukseli do të ketë gjithmonë e më pak ndikim në procesin e negociatave.

Nga ana tjetër, “marrëveshja Shkup-Athinë erdhi me një kosto të lartë politike, – shton ai, – dhe mungesa e një shpërblimi nga ana e unionit do të përbënte një rrezik potencial për negociatat”.

Vedran Dzihiç, kërkues në Institutin austriak për Çështjet ndërkombëtare u shpreh se, parashikimet e zymta për vitin 2019 po mbizotërojnë tashmë thuajse çdo tryezë të rrumbullakët ekspertësh, dhe se tre vlerat themelore; aderimi në BE, demokratizimi dhe ekonomia e tregut; nuk kanë qenë në gjendje ta çrrënjosin depresionin, që sipas tij dominon në rajon.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>