PARTITË SHQIPTARE NË MAQEDONI PËRGATITEN PËR ZGJEDHJET LOKALE

zgjedhjet lokalePartitë politike shqiptare, në Maqedoni, kanë filluar t`i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetarë komunash, për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen më 15 tetor.

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 15 tetorit në Maqedoni, partitë politike kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetar komunash.

Në komunën më të madhe shqiptare, atë të Tetovës, BDI ende nuk ka caktuar kandidatin e sajë.

Lëvizja Besa në këtë qytet të garojë me kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasamin, Aleanca për Shqiptarët me Adnan Azirin, kurse PDSH me deputetin Bardhyl Dauti.

Në Gostivar partia e Ahmetit do të garoj me kryetarin aktual Nevzat Bejta, partia e Seles me ministrin Arben Taravari, Lëvizja Besa me Asaf Ademin.

Në Çair të Shkupit, BDI garon me Visar Ganiun,Besa me Zeqirjah Ibrahimin,Aleanca me Faruk Avdiun. Në Kërçovë vetëm BDI ka zyrtarizuar edhe për një mandat kandidaturën e Fatmir Deharit.

Për të parin e Strugës ,Aleanca për shqiptarët garon me kreun e sajë Ziadin Selen, Besa me Lavdrim Elmazin, kurse BDI ende nuk ka zyrtarizuar kandidatin e sajë për këtë komunë.

Fushata për zgjedhjet lokale te 15 tetorit do të filloj më 25 shtator. (rtk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>