Pashai i Tetovës pas rritjes së haraçit për mbeturinat dhe ujin në Kasabanë e Tetovës dhe pas sugjerimeve dhe konsultimeve me këshilltarët e Padishahut, për të parandaluar çdo lloj pakënaqësie tek mileti, vendosi që para zgjedhjeve të jetë i mëshirshëm dhe ti lirojë qytetarët e tij për 1 muaj nga haraçi!
Pse u tregua kaq i mëshirshëm pashai i Tetovës nuk kemi informata, por në popull flitet sikur shkaku i zgjedhjeve, ndërsa “dinsez-ët” thonë se përgatitet terreni për vendosjen e kryqit edhe në kalanë e Abdyraman Pashës!
Ky veprim e vendosi në pozitë të pavolitshme pashain e Kasabasë së Gostivarit, i cili bashkë me pashain e Tetovës kanë ndërmend që të ndryshojnë edhe Kushtetutën e Maqedonisë dhe ta bëjnë sipas modelit të Perandorisë Osmane, ku nuk do të ketë më milete të ndryshme, por do të ketë vetëm një milet edhe atë milet i Republikës së Maqedonisë së veriut, por nuk kemi ende informata se çka do tu ofrojnë “arnautve” si dëmshpërblim për këtë hap të guximshëm, sepse mund të ketë pakënaqësi tek “arnautët”.
Avash-avash gjithçka do të dalë në sipërfaqe!