Pasnesër “Marrëveshja e Përzhinos” shpallet e vdekur

HahnBurime diplomatike theksojnë se nëse nuk ka zgjidhje sot dhe nesër, garantuesit ndërkombëtarë do ta shpallin të dështuar Marrëveshjen e Përzhinos dhe mund të aktivizohen të gjitha hipotezat rezervë që përmendeshin, që nga humbja e rekomandimit, ashtu edhe listat e zeza dhe ngrirjen e llogarive bankare. Çështje për tu zgjidhur, përveç Qeverisë teknike, mbetet edhe ekipi i Prokurores Speciale Katica Janeva, Ligji për bombat dhe Ligji për mbrojtjen e informatorëve. Deri tani është harmonizuar vetëm çështja e Komisionit Anketues Parlamentar, i cili do të hetojë edhe përmbajtjen e bisedave të përgjuara dhe jo vetëm fajtorin për përgjimin ilegal.

Në ndërkohë, vazhdojnë tentativat e fundit të faktorit ndërkombëtarë për të mbajtur gjallë Marrëveshjen e Përzhinos. Gjatë mbrëmjes së kaluar, deri në orën 5 të mëngjesit të sotëm, ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë realizuar takime të ndara me palët e përfshira në bisedime. Ndërmjetësi Piter Vanhoutte theksoi për Alsat M se ka përparim të vogël dhe me pak vullnet të mirë, mund të arrihet marrëveshje për çështjen e Qeverisë teknike.

“Kishim takime bilaterale deri në orën 5 të mëngjesit të sotëm. Do të vazhdojmë të takohemi sot, shpresoj që jo më gjatë natës. Ende mbeten disa çështje kyçe për tu zgjidhur, por me pak vullnet të mirë tek të gjitha palët, marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat e rinj është e mundshme”, tha Vanhoutte për Alsat M. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>