Ish-kandidati për president nga rradhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski ka akuzuar rëndë dy partitë e mëdha shqiptare, BDI dhe PDSh, se për të përfituar thela pushteti në zgjedhjet e afërta, po bashkëpunojnë ngushtë me VMRO-në e Gruevskit për të falsifikuar votat.
Këtë akuzë ai e ka mbështur në faktin se falsifikatorë të njohur nga radhët e tyre janë ende aktiv, madje dhe përgjatë të ashtëquajturit “proces të pastrimit të listave”, derisa ky proces të quhet i përfunduar. Dhe kjo sipas Pendarovksit, tregon për një garanci të pakët se zgjedhjet nuk do të preken prej pushtetit.
Komentet e Pendarovksit janë bërë gjatë një intervistë dhënë zhurnal-it, ku ai është shprehur ndër të tjera se ky fenomen, pra falsifikimi i listave zgjedhore, ka qenë prezent edhe më parë, por edhe tani ndodh një gjë e tillë.
“Do të thoja se i njëjti fenomen është prezent jo vetëm të partitë politike shqiptare por edhe te ato maqedonase. Qytetarët i kanë kërkesat e tyre, por partitë politike që janë pjesë e procesit të bisedimeve nuk i marrin parasysh ato, dhe kushtimisht do të thotë që veprojnë në kokë më vete. Pra, dy partitë shqiptare në Maqedoni janë rreshtuar pas VMRO-DPMNE-së dhe janë dorë e zgjatur e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Është për keqardhje që BDI dhe PDSh gjatë gjithë kësaj kohe kanë punuar për interesat të ngushta partiake e jo në interes të popullatës shqiptare. Pa pastrimin e listave zgjedhore nuk ka ndryshime politike; do mbeten po të njëjtit në pushtet”, ka deklaruar Stevo Pendarovski. (ina)