‘Përgjimet’, Protugeri dhe Stavrevski nuk u paraqitën për dëshmi

komisioni hetimorAs shefi i kabinetit të kryeministrit Gruevski nuk u paraqit në komisionin hetimor parlamentar për të dhënë dëshminë e tij. Ndërkaq, pas anulimit edhe nga kryeministri një ditë më parë, zyrtarisht nga komisioni thanë se Gruevski do të paraqitet në 14 dhjetor, në orën 12, ndërkohë që për sa i përket zv/kryeministrit Stavrevski, ai do të dëshmojë në datën 17 dhjetor, vetëm nëse do të propozohet grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së. Në seancën e sotme, partitë nuk mundën të miratonin as rendin e ditës, pavarësisht pauzës që morën për t’u koordinuar. Seanca u ndërpre pas debatit mes deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së. Partia në pushtet kërkon që kohën që deri në paraqitjen e dëshmitarëve ta përdorë për formimin e grupeve të punës që do vizitojnë institucionet e përfshira në përgjime.

Për LSDM-në, VMRO DPMNE po tenton t’i shmanget punës së komisionit.

“Shihet qartë frika se ndokush nuk mund të përballet me komisionin hetimor në lidhje me përmbajtjen. Sot u desh të ishin këtu Martin Protuegeri dhe Zoran Stavrevski që të mund të bisedonim për atë që të gjithë kanë dëgjuar; për zgjedhjet në Ohër për zotin Protuger ose për çokollatat e Stavervskit, për banesën e blerë. Ne nuk do të lejojmë që ky komision të shndërrohet në shtab të VMRO-së. Ne do të mundohemi që të respektojmë rregulloren dhe gjatë ditë së nesërme presim që të dëgjojmë Sasho Mihajllkov dhe gjatë ditës së hënë, Gordana Jankullovska”, deklaroi Petar Shilegov, Kryetar i Komisionit për Përgjimet.

“Kolegu Shilegov nuk e respekton rregulloren e punës që kemi miratuar bashkërisht. Ashtu siç e dimë, dëshmitari i parë i VMRO DPMNE-së është kryeministri Nikolla Guevs. Ai do të japë deklaratë në këtë komision me datë 14 dhjetor, pra gjatë ditës së hënë dhe në bazë të rregullores, do të fillojmë më atë dhe më pas do të vazhdojmë me tjetër”, theksoi Pavle Sasdov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Dy nga deputetët e këtij komisioni nuk kanë ende certifikatën e sigurisë, dhe nëse nuk pajisjen deri më 14 dhjetor, ata nuk do të mund të hyjnë në institucionet e përfshira në aferën e përgjimeve.

Senat Zylbehari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>