Pjesë e shkëputur nga Memorandumi i Dr. Vaso Çubriloviç “Dëbimi i shqiptarëve”

A është aktualle memorandumi i Dr. Vaso Çubriloviçit?  A aplikohet tani, me ose pa vetëdije prej pushtetarëve shqiptar? Lexojeni dhe konkludoni vetë:

Mënyra e shpërnguljes

Sikundër e kemi theksuar tashmë, shpërngulja në masë e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre është i vetmi kurs për ne. Për të realizuar shpërnguljen e një popullsie të tërë kërkesa e parë është që të krijohet një mendësi e përshtatshme. Ajo mund të krijohet në mjaft mënyra.

Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të flasin për bukuritë në tokat e reja në Turqi, për jetën e lehtë dhe të rehatshme që bëhet atje, për fanatizmin fetar dhe të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave. Shtypi ynë mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në përshkrimin e shpërnguljes së njerëzishme të turqve nga Dobruzha dhe se sa mirë janë vendosur ata në tokat e reja. Këto përshkrime do të krijojnë midis masave të shqiptarëve predispozicionin e domosdoshëm për t’u shpërngulur atje.

Një mjet tjetër do të jetë shtrëngimi i ushtruar nga aparati shtetëror. Ligji duhet zbatuar deri në një për ta bërë qëndrimin e shqiptarëve të padurueshëm: gjobat, burgosjet, zbatimi i egër i urdhëresave të policisë, si ndalimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, dëmtimi i bujqësisë, lënia e qenëve zgjidhur, puna angari dhe mjete të tjera që mund të përdorë një forcë policore me përvojë. Nga pikëpamja ekonomike: mospranimi për të njohur tapitë e vjetra të tokës, puna me regjistrimin e tokës që duhet të përfshijë menjëherë vjeljen e pamëshirëshme të taksave dhe shlyerjen e të gjitha borxheve private dhe publike, rekuizimi i të gjitha kullotave shtetërore apo komunale, shfuqizimi i koncesioneve, heqja e lejeve për ushtrimin e profesionit, pushimi nga puna në zyrat shtetërore, private apo komunale etj, do të shpejtojnë procesin e shpërnguljes së tyre. Masat në fushën e shëndetësisë: zbatimi me dhunë i të gjitha dispozitave madje edhe brenda shtëpive, duke rrëzuar të gjitha muret dhe gardhiqet rrethuese, zbatimi me rreptësi i masave veterinare që do të rezultojnë në ndalimin e shitjes së bagtive në treg gjithashtu do të aplikohen në një mënyrë efektive dhe praktike. Kur vjen puna tek feja, shqiptarët janë shumë të prekshëm, prandaj ata mund të ngacmohen në këtë drejtim gjithashtu.

(vf)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>