Në shkollën e vetme të mesme në Dibër vazhdon rënia e numrit të nxënësve. Edhe këtë vit, kapaciteti pranues është plotësuar përgjysëm, kjo si pasojë e migrimit.
Nga 340 vendet e lira, vetëm 169 janë plotësuar, pra janë formuar vetëm 8 paralele nga 11 të parashikuarat. Nëse para pes vitesh në Dibër kishte 950 nxënës të shkollës së mesme, tani ka vetëm 620.
Këto shifra i jep për ”Radion evropa e Lirë”, Nehat Selmanoski, zv. drejtor në shkollën e mesme. Migrimi në vendet e jashtme është njëri nga faktorët e rënies së numrit të nxënësve, por ka nxënës të cilët shkollimin e mesëm e vazhdojnë në Ohër, Gostivar, Tetovë, apo qytete tjera, në shkolla profesionale, diçka që gjithashtu ndikon në rënien e numrit të nxënësve.