Policia arreston 57 vjeçarin nga Gostivari, nuk respektoi masat kundër coronavirusit

arrestimNë Dobërdoll të Gostivarit gjatë orëve të mbrëmjes më 17 mars, policia ka arrestuar 57 vjeçarin për shkak pas kontrollit të kryer bashkërisht me Inspektoratin Shtetëror Tregtar, në internet kafen ka pasur 12 klientë.

Me këtë, sipas njoftimit të MPB-së, ai ka vepruar në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi dhe ka kryer vepër penale “mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

57 vjeçari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa gjatë ditës së tij ai do të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit.

Me vendimet qeveritare, lokalet për shërbime mbyllen për shkak të rrezikut të coronavirusit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>