Policia edhe sot torturoi dy pjesëtarë të Grupit të Kumanovës, ja emrat e tyre!

grupi-kumanovesPara seancës së sotme gjyqësore për rastin Lagja e Trimave, policia sërish ka maltretuar dy pjesëtarë të Grupit të Kumanovës, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga mbrojtja e të akuzuarve.

Sipas tyre, nga maltretimi i policisë sot kanë pësuar Nasuf Beqiri dhe Rufki Dogani.

“Më keq ka pësuar Nasuf Beqiri, të cilin policia e ka përplasur për tokë duke u ngjitur në autoblindë për të ardhur në Gjykatë, kurse ndaj Rufki Doganit është përdorë dhunë prsiqike”, deklaruan për Gazetën Lajm këto burime.

Lidhur me këtë sjellje të policisë ai e ka informuar gjykatësen e rastit, duke kërkuar që rasti të futet edhe në procesverbal. Ai ka kërkuar që policia të ndërrojë prangat për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, sepse janë të vogla dhe ata vazhdimisht ankohen për këtë shkak.

Avokatët poashtu kanë kërkuar që në gjykatë të akuzuarit të mos mbahen me duar të prangosura pas shpine, por që të mund t’i mbajnë para. Gjykatësja ka thënë se vendim për këtë kërkesa të avokatëve  do të sjellë pasi të shqyrtojë rregullat e protokollit për seancat gjyqësore.

Ndryshe në seancën e sotme ka filluar dëgjimi i incizimeve të bisedave të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës të zhvilluara më 9 maj. Avokatët nuk kanë dashur të japin detaje, për shkak se bisedat janë të koduara. Marrim vesh se gjatë ditës së sotme nuk janë dëgjuar të gjitha bisedat e zhvilluara më 9 maj. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>