Prej sot nuk vlejnë masat antikrizë në Maqedoni, rriten çmimet e disa produkteve

cmimet-shporta-marketPrej sot nuk vlejnë më një pjesë e masave antikrizë, të cilat Qeveria i ka vendosur në mars me qëllim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve. Produktet bazike ushqimore më nuk do të shiten me zero për qind TVSH, ndërsa nga sot kthehet edhe TVSH-ja për karburantet në 18 për qind.

 

Në tre muaj e kaluar, TVSH-ja për bukën, miellin tip 400, vajin e lulediellit për gatim, qumështin, orizin dhe vezët ishte zvogëluar nga pesë në zero për qind, ndërsa me propozim të Ministrisë së Ekonomisë u mor edhe vendimi për zvogëlimin e masave tregtare.

Si pjesë e 26-të masave antikrizë ishte edhe ulja e akcizave dhe të TVSH-së nga 19 në 10 për qind të energjensave.

Heqja e masave antikrizë pritet të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimit dhe të energjensave. Nga mesnata me çmim të rritur shiten karburantet. Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe i dizelit është rritur për nëntë denarë për litë, ndërsa i Eurosuper BS-98 për 9,5 denarë për litër. Për 8,5 denarë për litër më shtrenjt është edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Sipas çmimeve të reja. Eurosuper BS-95 shotet për 104 denarë, Eurosuper BS-98 për 106,5 denarë për litër, dizeli për 95 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 93 denarë.

Nga Qeveria dje nuk informuar nëse në seancën e djeshme është biseduar për vazhdimin e masave antikrizë. Nga opozita, paralajmëruan se do të parashtrojë ligj, me të cilin do të propozojnë që produktet ushqimore të lirohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit, ndërsa TVSH-ja e karburanteve të jetë pesë për qind.

Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>