Presidenti i KE-së viziton Shkupin

Tusk IvanovPresidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ishte sot edhe për një vizitë në Maqedoni, ku përsëri duket se po shkallëzohet kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Zoti Tusk tha se ky vend ka të drejtë të sigurojë kufijt e vetë. Por, ai shtoi se duhet një komunikim i shtuar dhe bashkëpunim më i madh ndërmjet të gjitha vendeve dhe organizatave të prekura nga kriza e refugjatëve.

Zoti Tusk tha në Shkup se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë dhe të sigurojë ndihma humanitare dhe teknike pasi të ketë bërë vlerësime. Ai la të kuptohej se synimi i Evropës është ulja e numrit të refugjatëve dhe jo vetëm lehtësimi i qarkullimit të tyre.

Zyrtari evropian i bëri komentet pas takimit me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov; Ndërsa, ky i fundit kërkoi që Maqedonia të ndihmohet në rrugën e saj të integrimit evropian, duke thënë se këto procese janë bllokuar pikërisht nga Këshilli Evropian.

Sipas presidentit Ivanov, Maqedonia deri tani ka shpenzuar 10 milionë Euro nga buxheti i saj për refugjatët, dhe nuk ka marrë ndihma. Ai theksoi nevojën për një bashkëpunim edhe në fushën e sigurisë dhe qasjen tek informatat e inteligjencës evropiane mbi pjesëtarët dhe terroristët e Shtetit Islamik. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>