Presidentja e VMRO-së dhe VLEN-it kthen në Kuvend “shqipen e çerdheve”!

Gordana MickoPresidentja Gordana Siljanovska, më 31.12.2024 njoftoi kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin se nuk do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili parasheh përdorimin e licencave në dy gjuhë nëpër çerdhe.

 

Në sqarimin e Presidentes, thuhet se ndryshimet e miratuara në ligj përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në dokument, Siljanovska thotë se ka bërë një analizë dhe konsultime ekspertësh, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të projektligjit.

Reagoi Fronti Europian nga ku thonë se veton e parë presidentja e bëri kundër gjuhës shqipe. Sipas tyre aparati shtetëror bënë përpjekje të pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në vend.

Ndërkaq, qëndrimi i VLEN-it është se vendimi i presidentes Siljanovska, është i motivuar nga politika ditore dhe i marrë nën presion të Levicës dhe LSDM-së.

Levica mendohet që është satelit i VMRO-së dhe ka një deputet turk Rexhep Ismail.

Ndryshe, deputetët në Kuvend e votuan këtë ligj më 24 dhjetor 2024 në kuadër të seancës së 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, tashmë ndryshimet ligjore i rikthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, Presidentja do të jetë e detyruar ta nënshkruajë dekretin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>