Profilet e ministrave të rinj të BDI-së

ministratTë rinj dhe anonim. Me përvojë modeste si në profesion ashtu edhe në politikë. Kjo është zgjedhja e udhëheqësit të BDI-së, Ali Ahmeti për ministra të rinj të cilët duhet ti zëvendësojnë anëtarët aktual në kabinetin qeveritar. Nga gjithsej 11, vetëm një është grua. Gati gjysma ose pesë janë profesorë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Zëvendësim i Fatmir Besimit është Arbër Ademi. Ai është nga Kumanova, dhe punon si profesor në Universitetin e Tetovës. Me profesion është jurist.

Musa Xhaferin, që është një veteran në mesin e BDI-së dhe me stazh më të gjatë në qeveri, do ta zëvendësojë i riu Festim Halili. Zëvendëskryeministri i ri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është nga Reçica dhe ligjëron Informatikë në USHT.

Për ministër të ri të drejtësisë është propozuar Valdet Xhaferi nga Gostivari. Në biografinë e tij shkruan se ka punuar gjatë kohë në Ministrinë e Drejtësisë.

Pishtar Lutfiu do ta zëvendësojë Abdilaqim Ademin, i cili deri më tani ka qenë personi i parë në arsim. Në vitin 2009 ai ka diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, dhe në vitin 2012 ka kryer masterin në Shkencat Politike.

Në kolltukun e Bekim Nezirit në ekonomi do të ulet Driton Kuçi, i cili është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës me profesion është jurist.

Në vendin e Ministrit të Mjedisit Nurhan Izairi, vjen Bashkim Ahmeti nga komuna e Sarajit. Ka qenë shef i kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të sigurim pensional dhe invalidor, dhe më pas shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë. Së fundmi ushtronte postin e drejtorit të Agjencisë për Administrimin e pasurisë së konfiskuar.

Zonja e vetma- Shyhrete Elezi do ta zëvendësojë Ministrin e Pushtetit Lokal, Lirim Shabani. Që nga viti 2005 punon në sektorin për financa dhe buxhet në komunën e Gostivarit. Kohët e fundit doktoroi në Universitetin e Shkupit, në temën “Menaxhimi me Financat Komunale në RM”.

Më i riu në mesin e të zgjedhurve të Ahmetit, është zëvendës ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Faton Pollozhani i cili ka lindur në vitin 1990 dhe vjen nga fshati Dellogozhdë i Strugës, me profesion ekonomist i diplomuar. Vitet e fundit ka punuar në qeveri.

Furkan Çako e zëvendëson Arlind Zeqirin në Ministrinë e tërheqjes së investimeve të huaja.
Ndërsa, zëvendësministër i punëve të brendshme do të jetë Agim Nuhiu, nga Tearca.
Ai punon si profesor në UT, me profesion jurist.

Gëzim Beadini është propozuar zëv/ministër i financave në vend të Ardian Xheladinit.
Ai është nga Tetova dhe ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë në UT. Ai ka kryer masterin në fushën e financave dhe ka punuar më parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Nimetulla Halimi, në transport dhe lidhje do ta zëvendësojë Faton Pollozhani.

Këto janë kuadrot e reja që duhet plotësuar vendet e lira të ministrave dhe zëv/ministrave të deritashëm të BDI-së.

Maja Jovanovska 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>