Opozita në Maqedoni është shprehur e kënaqur me arritjen e marrëveshjes për prokurorin special duke shpresuar në epilog lidhur me atë që njihet si aferë e përgjimeve. Lideri i lidhjes social-demokrate Zoran Zaev ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se zgjidhja ligjore garanton autonomi të plotë për prokuroren speciale, Katica Janeva.
“Prokurori do të ketë një mandat prej katër viteve me të drejtë të rizgjidhet. Mendoj se pavarësia në punën e tij është e garantuar. Bëhet fjalë për një prokurore e cila nuk ka kurrfarë ngjyrimesh politike. Besoj se janë plotësuar të gjitha kushtet për një fillim të mirë të procesit gjyqësor që në fund të kemi një vendim të mirë i cili do të ishte në interes të qytetarëve të Maqedonisë“, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Lidhjes social-demokrate në opozitë, Zoran Zaev.
Marrëveshja mes partive politike është arritur rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm pas bisedimeve maratonike me ndërmjetësim ndërkombëtar. Afati për zgjedhjen e prokurorit skadonte sot dhe dështimi eventual i bisedimeve rrezikonte tërë marrëveshjen politike që ishte arritur me ndihën e përfaqësuesve ndërkombëtar. (alsat)