Pak më parë para hyrjes së ndërtesës së Bankës Popullore ka pasur një automjet i njësisë policore Alfa dhe disa vetura tjera të policisë. Edhe nga Prokuroria Speciale Publike konfirmojnë se hetuesit e tyre të mbështetur edhe nga policia janë prezent para ndërtesës së Bankës Popullore të Maqedonisë, për shkak të vendimit gjyqësor për marrjen e dokumenteve nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, transmeton TetovaSot.
Nga burimet jozyrtare që transmeton “Focus”, se disa kohë më parë Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar dokumentacionin e caktuar për të verifikuar krimin e dyshuar me pastrimin e parave me anë të firmave të dyshimta, por Regjistri qendror dhe institucione të tjera nuk kanë pranuar të bashkëpunojë me ekipin e Janevës duke dërguar letër tek PSP që kërkesa e tyre ishte e paqartë.
Hetuesit e prokurorisë dhe policia do të qëndrojnë para godinës së BPM-së deri nesër në mëngjes kur edhe pritet të fillojnë me punë të punësuarit në Regjistrin Qendror, për të parandaluar çdo tentim për asgjësimin e dokumenteve që mund të jenë lëndë interesi për Prokurorinë Speciale. (ina)