Propozim ligji për mbështetje financiare, në duar të deputetëve

parliamentiPropozim ligji për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve të prekur nga kriza energjetike më në fund ka arritur te deputetët. Në Komisionin për Financim dhe Buxhet, përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës me argumente dhe qëndrime të kundërta debatuan nëse ligji duhet të miratohet sa më shpejt apo të presin që përfshirja e qytetarëve të zgjerohet. Pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale, prindërit me fëmijë me aftësi ndryshe, prindër të vetëm dhe të papunë janë në pritje të ndihmës shtetërore.

 

“Masat e tilla të propozuara kundër krizës, përveç kozmetikës dhe ndihmës shumë minimale për një rreth të caktuar, të kufizuar qytetarësh, nuk do t’u ofrojë asnjë mbështetje. Dua të theksoj se ne si parti politike në parim do të mbajmë qëndrimin tonë dhe do të votojmë për të gjitha ato mjete që do të përfundojnë tek qytetarët, por si parti kemi siguruar hapësirë fiskale dhe ide se si t’i zgjerojmë këto masa që të jenë sa më të gjera, për të përfshirë më shumë qytetarë, me një sasi më të madhe fondesh”, deklaroi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

“Angazhimi im është në drejtim të ndryshimit dhe në kuadër të drejtësisë, për kategoritë e ardhshme të strukturave sociale të rrezikuara që do të mbulohen, mendoj se përveç këtyre përfituesve duhet të mbulohen edhe përfituesit e ndihmës së garantuar minimale”, tha Panço Minov, LSDM.

alsat

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>