Propozim për Qeverinë, të gjithë qytetarët nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi të posedojnë test PCR jo më të vjetër se 72 orë.

SBKjo pamje para Bankës në Tetovë është e përditshme, tani u bënë disa javë që kjo pamje vazhdon prej orës 08:30 – 18:00. Mbi 50 persona, çdo ditë mblidhen tek hyrja dhe rreth bankës. Fatkeqësisht asnjë masë e vetme nuk është ndërmarr edhe përkundër sensibilizimit të pandërprerë nga ana e qytetarëve. Një papërgjegjësi totale të partive politike, komunës së Tetovës, organeve përgjegjëse, institucioneve, shtetit…

Ndërsa në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë njofton se komisioni për sëmundje infektive këtë mëngjes pati një mbledhje në të cilën vendosi që të paraqesë një propozim për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, që prej nesër të gjithë qytetarët nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi kur të hyjnë në vendin tonë detyrimisht të paraqesin një test PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Rekomandimi i Komisionit është bërë pas rishikimit të situatës aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në përputhje me informacionin e marrë nga autoritetet mjekësore në këto vende.

Komisioni për sëmundje ngjitëse do t’ia paraqesë Qeverisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>