Protesta masive në Shkup, protestuesit thirrje “S’ka amnisti për kriminelët”

protesta shkupNë Shkup po vazhdojnë protestat e shoqërisë civile, të cilat po përkrahen edhe nga parti opozitare maqedonase dhe shqiptare. Protestuesit nisën si zakonisht nga Prokuroria Publike Speciale, duke vijuar më pas drejt Parlamentit. Pas qëndrimit tek Parlamenti, ata kanë brohoritur “Liri, duam të jemi të lirë”, “Nuk mund të amnistohen kriminelët”, “Dorëheqje Ivanovi”, “Non pasaran”.

Protestuesit sërish kanë gjuajtur me vezë dhe ngjyrë Portën Triumfale, ndërsa më pas kanë vijuar në sheshin “Maqedonia”, ku ata tek përmendorja gjigante e “Aleksandrit të Madh” kanë hedhur pluhur të bardhë.

Protestuesit deri tani po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa bëhet e ditur se ata do të  vazhdojnë drejt Qeverisë. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>