Ka nisur protesta e lëvizjes qytetare “Protestoj” ku qytetarët kanë nisur marshin protestues nga Prokuroria Speciale.
Sonte protesta do të kaloj nën shënjestër të institucioneve të korruptuara, ndërsa protestuesit pritet që të shkojnë edhe tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit. Protestat nga “Protestoj” po mbahen edhe në 18 qytete të tjera.
Ndërkohë, edhe Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë po zhvillon protesta në 5 qytete me slloganet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe kundër siç theksojnë skenareve për destabilizimin e Maqedonisë. (INA)