Takimi i sotëm i ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Popovski dhe homologut të tij grek, Nikov Kisijac në Athinë, zhvillohet me presionin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.
Kështu shprehet profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Denko Maleski.
Ai thekson se komunikimi rreth çështjes së emrit po zhvillohet nën presion, për faktin se shtetet fqinje ikin nga temat të cilat sjellin probleme në politikën e brendshme.
“Kjo vlen posaçërisht për Maqedoninë e cila është zhytur në një krizë të thellë politike. Ndërkaq Greqia po përballet me krizë ekonomike”, shprehet ai.
Sipas tij, presioni ndërkombëtar është i fuqishëm, dhe palët në bisedime duhet patjetër të tregojnë ndonjë rezultat.
“Presioni po bëhet për faktin se Maqedonia nëse del nga kriza politike dhe nuk anëtarësohet në NATO dhe BE-së, e njëjta krizë do përsëritet sërish”, thekson ai.
Ai shton se arsyeja e dytë se bashkësia ndërkombëtare do të insistojë në zgjidhjen e kontestit për emrit ka të bëjë me zhvillimet në skenën ndërkombëtare, me daljen e problemit të ISIS dhe emigrantëve. (INA)