Punonjësit e IT-së me paga më të larta në Maqedoni, të ardhurat e tyre janë mbi 80 mijë denarë

LaptopRrogën më të lartë në Maqedoninë e Veriut marrin programerët nga sektori i IT-së, të cilët kanë tejkaluar pagën prej 80 mijë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ose konkretisht në fushën e programimit kompjuterik, konsulencës dhe aktiviteteve përkatëse, paga që është marrë në muajin mars ka qenë 80.128 denarë, ndërsa mesatarja nga tre muajt paraprak është 79.848 denarë. “Përdoruesit e kompjuterit” në shkurt të këtij viti kanë marrë pagë mbi 80 mijë denarë, kështu që në muajin mars ka pasur një rënie të lehtë.

Pas programerëve renditen aktivitetet e shërbimeve financiare, të cilët marrin pagë prej 56.260 denarëve, ndërsa në vendin e tretë të punësuarit në industrinë e telekomunikacionit, paga mesatare mujore e të cilëve është 51.536 denarë.

Pasojnë biznesi farmaceutik me paga mesatare prej 50.295 dhe aktivitete tjera profesionale, shkencore dhe teknike, ku pagat arrijnë në 50.184 denarë.

Ndryshe, paga mesatare në muajin mars ka arritur në 31.080 denarë, që është një rritje vjetore prej 10.1 për qind.

 

Besimi: Me rebalancimin e buxhetit sigurohen paga më të larta për mësimdhënësit

 

Ministri i Financave Fatmir Besimi sot në një konferencë për media ka prezantuar disa detaje rreth propozim-buxhetit plotësues për vitin 2022.

“Ai pasqyron në mënyrë adekuate rrethanat në ekonominë dhe ekonominë tonë. Është një përgjigje fiskale ndaj zhvillimeve aktuale globale. Ky rebalancim është për rikuperimin e plotë të ekonomisë nga pandemia, por edhe për mbështetjen e qytetarëve në kulmin e krizës globale.

 

Me të sigurojmë edhe 76 milionë euro për masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve”, tha Besimi.

Sipas tij, me këtë rebalancim parashihen 52 milionë euro subvencione për fermerët, për rritje të pensioneve, për rritje të pagave të mësimdhënësve, për subvencione dhe rritje të pagës minimale në sektorin publik dhe privat./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>