Pushteti në Maqedoni i pafuqishëm ndaj deponive ilegale

Rusino-deponiaQeveria është e pafuqishme para komunave për ndërtimin e deponive rajonale. Aktualisht janë përcaktuar dy vende, njëra në verilindje dhe tjetra në jugperëndim. Por, ende nuk ka pajtueshmëri nga autoritetet lokale në territorin e tyre të mblidhet dhe riciklohen mbeturinat. Zëvendësministri i Mjedisit Jani Makraduli u bëri thirrje kryetarëve të komunave të lejojnë zbatimin, siç tha ai, të rekomandimeve evropiane.

“U bëj thirrje komunave ku ka tetë apo dhjetë deponi ilegale, që të mos rezistojnë, por lirshëm ti pranojnë trendet evropiane, të bëjmë deponi rajonale në të cilat nga mbeturinat do të përfitojmë”, tha Jani Makraduli.

Në Maqedoni ekzistojnë në mes të 66 dhe 88 deponive ilegale, ndërsa në një komunë ku kryetari nuk ka lejuar të ndërtohet deponi rajonale, ka pasur tetë të tilla. Megjithatë, Makraduli nuk e potencoi për cilën komunë bëhet fjalë.

Çdo vit në vend krijohen 800 mijë ton mbeturina. 100 mijë ton janë të paketuara, nga të cilat mblidhen vetëm 30 për qind, dhe 15 mijë ton janë mbeturina elektronike. Ndryshe nga Ministria e Mjedisit paralajmërojnë se më 19 mars do të vihet në funksion filtri i ri në deponinë Drislla, e cila gjatë dimrit u ndëshkua për ndotjen e tepërt të ajrit. (telegrafi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>