Qarkullimi në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të thata përveç në viset malore, njofton Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
Reshje të dobëta të borës ka në Kriva Pallankë, Stracin, Kumanovë, Kodra e Diellit, Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Kërçovë, Krushevë, Gjavatoë, Pavleshenc, Koçanë, Dellçevë dhe në Strumicë e Smojmirovë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Nga LAMM përkujtojnë se nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të këtij viti. /MIA/