Që kjo të quhet diskotekë, duhet të kalohet nëpër institucionet e mëposhtme:
- Lëshimi i licencës së punës:
- Ministria e Ekonomisë – Lëshimi i licencës për kryerjen e veprimtarive hotelierike për klube nate, diskoteka, kabare dhe objekte të tjera të këtij lloji.
- Komunat – Pushteti vendor lëshon leje pune, në varësi të kushteve urbane dhe të sigurisë.
- Kontrolli dhe mbikëqyrje inspektuese:
- Inspektorati Shtetëror i Tregut – Kryen kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme për respektimin e ligjeve, si orari i punës, numri i lejuar i mysafirëve dhe kushtet e punës.
- Inspektorati Shtetëror i Punës – Kontrollon nëse punonjësit punojnë në përputhje me legjislacionin e punës.
- Inspektorati i Mjedisit (nivel lokal) – Monitoron nëse klubet respektojnë rregulloret për zhurmën dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Policia (MPB) – Kontrollon rendin dhe qetësinë, kontrollon masat e sigurisë, hyrjen e të miturve dhe lejet për të punuar pas mesnate.
- Shërbimi Zjarrfikës – Kryen kontrolle mbi planet e mbrojtjes nga zjarri dhe evakuimit.
Nëse të gjithë e kanë nënshkruar këtë për të punuar si diskotekë, atëherë ne mund të shpërndahemi si shtet.
Megjithatë, dikush nënshkroi për autobusin se ishte i drejtë, dikush nënshkroi se modulari ishte i sigurt. Dikush e ka legalizuar këtë kasolle si disko/klub nate/kabare.
Korrupsioni, mirënjohjet partiake, “unë ta rregulloj vëlla”, personat dhe të gjithë ata budallenjtë pa vlera, kur varen në gjoksin e shtetit dhe bëjnë sikur janë të mëdhenj, e varrosën shtetin.
Njerëz injorantë, të pafytyrë, të pamoralshëm dhe krejtësisht pa etikë, punojnë në pozita që duhet të garantojnë standarde dhe siguri në ndërtesa, në transport, kudo, për të gjithë ne.
Do ta rregullojmë vëlla.
Ja edhe e rregulluat.
Huazuar dhe shqipëruar nga Facebook-Ina Mnogufina
Një fjalë e urtë gjermane thotë: Fatkeqësia asnjëherë nuk është e rastësishme!
-Është vetëm çështje kohe, se kur një rrezik të shndërrohet në një fatkeqësi.
-Fatkeqësitë (aksidentet) nuk ndodhin, ato shkaktohen.
– Madhësia e aksidentit varet nga rastësia.