Qeriqi: Ali Ahmeti mos ta dijë se Sokoli e bashkëluftëtarët e tjerë e fituan luftën e 2001

sokoliKryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi përmes një letre të publikuar më parë, duke komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni, ka folur edhe për Sami Ukshinin – Komandat Sokolin, për të cilin thotë se është një person i guximshëm dhe trim i madh.

Ky është postimi i plotë i Qeriqit i publikuar :

“Për bashkëluftëtarin tim të UÇK-së komandantin Sami Ukshini (SOKOLI).

I nderuar bashkëluftëtar dhe komandant Sokoli ndihem krenar madje tepër krenar që kam pas fatin të njihem me ju në luftën çlirimtare të Kosovës. Qysh në momentin e parë kur jam takuar me ju i kam kuptuar aftësitë tua, guximin dhe trimërinë që kishe për luftë.

Ju luftuat dhe nuk u ndalët kurrë,pas çlirimit të Kosovës ju me shumë bashkëluftëtar nuk u ndalët në rrugëtimin për bashkimin e trojeve shqiptare.

Në luftën e vitit 2001 në Maqedoni ju me bashkëluftëtar i fituat të gjitha betejat ndaj sllavomaqedonasve dolët fitimtar të mëdhenj duke i goditur forcat armike në çdo cep. Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni ishte marrëveshja e Ohrit nënshkruesit e kësaj marrëveshje asnjëherë nuk ishin këmbëngulës që kjo marrëveshje të zbatohet. Ali Ahmeti ishte pjesë e nënshkrimit të asaj marrëveshje,mirpo për fat të keq ai e harroj apo e la anash atë marrëveshje dhe u vërsul drejt pushtetit madje I harroj edhe bashkëluftarët e vet duke I lënë në mëshirën e kohës.

Sot shumë bashkëluftëtar të luftës së 2001-it mbahen padrejtësisht në burgjet e sllavo-maqedonasve ata akuzohen për vepra të ndryshme krejt kjo ju bëhet vetëm e vetëm pse ata ishin Ushtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kurse Ali Ahmeti me bashkë partiakët e tij hesht.

Poashtu popullatës shqiptare atje ju bëhen padrejtësi të mëdha ata sot jetojnë më keq se para luftës atje. I nderuar dhe shumë I respektuar trim I madh komandant Sokoli ju me shumë bashkëluftëtar shkuat në Maqedoni për tu dalë në ndihmë popullatës shqiptare atje,ju me ata bashkëluftëtar trima e zhvilluat një betejë të pabarabartë por që qëndruat dinjitetshëm .

Jam I bindur se dikush u tradhtoj por ata tradhtar do ta tradhtojnë vetën.

Nuk kam as inat me Ali Ahmetin as nuk njihem me të mirëpo mendoj se ai nuk mund ti ik përgjegjësisë për atë që ndodhi në Kumanovë.

Arsyeja se pse po e them këtë është se edhe nëse Ali Ahmeti nuk ka qenë I informuar për rastin atje në momentin e parë që e ka kuptuar se aty gjinden bashkëluftarët e tij është dashur të paktën të marrë vendim që të dal nga koalicioni me pushtetin atje dhe të solidarizohet me këta trima.

Ali Ahmeti si duket ka harruar se pikërisht këta trima ja fituan luftën atje dhe falë këtyre trimave është ngritur ai dhe është në pozitën që është. Pra, kjo është ajo pafytyrësia e tij që ka treguar në këtë rast. Lavdi për të gjithë ata trima që ranë atje, nderë dhe respekt të madh për ju komandant Sokoli dhe të gjithë shokët tuaj bashkëluftuar” (sic.).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>