Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, deklaron se ajri nuk është i ndotur deri në atë masë që të jetë i dëmshëm.
Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që kjo situatë të tejkalohet pa krijuar panik edhe pse ishte pikërisht ajo vetë që shpejtoi dhe shpalli 2 ditë të lira për nxënësit nga procesi edukativo-arsimor si dhe disa mjekë nga Komuna e Tetovës që në rrjetet sociale kërkuan bile që personat me sëmundje kronike të largohen nga qyteti i Tetovës.
“Edhe pse sot në qytetin tonë kundërmon erë shumë e keqe për shkak të zjarrit të djeshëm në një fabrikë për materiale izoluese, duam të njoftojmë qytetarët se sipas rezultateve zyrtare të shpallura rregullisht nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit Hapësinor, fatmirësisht ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm”.
“Ju kishim apeluar që këtë situatë ta kalojmë së bashku pa krijuar ndonjë panik.
Cilësinë e ajrit mund ta shihni edhe tek faqja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në linkun ”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.