Qeveria ndalon grupimet mbi 4 persona

Mbaje maskënMasa e Qeverisë për të ndaluar tubimet në grupe (grupime) prej më shumë se katër personash në hapësirë publike, gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë javës, nuk vlen:

Për prindërit me fëmijë nga e njëjta familje;

Gjatë organizimit të mësimdhënies në natyrë, si pjesë e arsimit zyrtar në institucionet arsimore dhe institucionet e kujdesit për fëmijët;

Gjatë pritjes në vend të caktuar për transport të udhëtarëve;

Gjatë stërvitjeve të sporteve profesionale dhe takimeve;

Gjatë organizimit dhe mbajtjes të takimeve zyrtare (takimeve, punëtorive, trajnimeve, konferencave, mbledhjeve dhe të ngjashme), të cilat janë të domosdoshme që të sigurohet punë e vazhdueshme e institucioneve, subjekteve afariste dhe organizatave tjera;

Gjatë kryerjes së detyrave të punës nga punonjësit në shërbimet thelbësore të tilla si policia, ushtria, shërbimi i zjarrfikësve, siguria, shëndetësia, etj;

Për personat që gjenden duke kryer detyra pune ndërsa ofrojnë ndihmën e parë në kushte të rrezikshme për jetën;

Gjatë aderimit të operatorëve ekonomik në kapacitet e tyre, hapësirave/objekteve, për shkak të marrjes së shërbimit, pritjes në rradh para operatorëve dhe të ngjashme, duke mbajtur distancën minimale të lejuar më së paku prej 1,5 deri në 2 metra gjatë marrjes së shërbimit; dhe

Për kryerjen e aktiviteteve tjera të cilat janë vërtetuar dhe zbatohen me respekt të obliguar të masave kohore, masat e porositura dhe protokollet, planet dhe algoritmet për të vepruar në përputhje me këtë Vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>