Rasti i Kumanovës, mbrotja paralajmëron bojkotin e gjykimit

akuzuarit kumanovaTë akuzuarit në rastin “Lagja e trimave” kërcënojnë se do të bojkotojnë seancat gjyqësore, nëse institucionet nuk u garantojnë sigurinë. Kërcënimi vjen pas rasteve të shumta të ushtrimit ët dhunës ndaj tyre. Kërcënimi i tyre u artikulua sot nga avokatja mbrojtëse e disa prej të paraburgosurve, Artene Ademi-Iseini.

Avokatja Iseini ka dorëzuar tashmë edhe shkresë në MPB, Ministrinë e Drejtësisë, te Avokati i Popullit, Gjykata Penale dhe Komiteti i Helsinkit, institucione këto nga të cilat ajo kërkon mbrojtje për klientët e saj. Avokatja Iseini ka vizituar disa nga të akuzuarit në qendrat e paraburgimit në Shkup dhe Manastir dhe deklaratat e tyre se ndihen të rrezikuar, ia ka dorëzuar institucioneve.

Iseini theksoi se klientët e saj nuk ankohen për sjelljen e rojeve të burgut, por për forcat speciale të policisë që i kanë shoqëruar nga burgu për në gjykatë dhe anasjelltas. Një ditë më parë, edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti tha se kishte hapur lëndë mbi torturën policore ndaj të akuzuarve nga grupi i Kumanovës. Janë marrë deklarata, raporte mjekësore dhe fotografi, dhe nëse dëshmohet se të paraburgosurit janë keqtrajtuar, Memeti do të kërkojë përgjegjësi penale nga policia.

Maja Jovanovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>