Sasho Mijallkov – Bossi i shumë politikanëve-, biznismenëve-, mediave-, analistëve- “shqiptar”
Ish-Drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sot i skadoi edhe një rast tjetër, pasi “Gjykata e Apelit” të hënën e shtyu seancën për “Titanik 2” për 13 prill.
Ish-drejtori i DSK-së është dashur të dënohet në këtë seancë, por ai nuk do të gjykohet për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pasi vepra penale i vjetërsohet sot, përcjell “Faktor”.
Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.
Gjykata Themelore e dënoi Mijallkovin me dy vjet burg, përfshirë edhe kohën e paraburgimit, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
Më herët Gjykata e Apelit në Shkup në nëntor të vitit 2019, për shkak të shkeljeve të theksuara gjatë procedurës, e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ka kthyer lëndën në rivlerësim.