Reagime nga Brukseli: Ahmeti po gënjen, Platforma Shqiptare nuk pengon integrimin në NATO dhe BE

bdiImplementimi i pikave që përmban Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni nuk është pengesë, por vetëm se trason rrugën për anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe NATO. Kështu e kanë komentuar burime diplomatike në Bruksel deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se për momentin do të hiqet dorë nga disa pika të Platformës Shqiptare dhe se perparësi do ti jepet integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

“Avancimi i të drejtave të shqiptarëve e afron e nuk e largon Maqedoninë nga NATO dhe BE. Deklarata e Ahmetit është jashtëzakonisht e papërgjegjshme. Dikur arsyetohej se heq dorë nga kryeparlamentari shqiptar për hir të BE-së dhe NATO-s, kurse tani në të njëjtën mënyrë arsyeton heqjen dorë nga kërkesat legjitime të shqiptarëve. Kjo është genjeshtër. Nuk është korekte nga Ahmeti që dështimet e veta në politikë t’i aresyetojë me NATO-n dhe BE-në. Nëse është peng i Zaevit, siç ishte peng i Gruevskit, nuk duhet të arsyetohet me NATOn dhe BEnë. Kjo është lojë e rrezikshme, sepse krijon përshtypje te shqiptarët e Maqedonisë se NATO dhe BE janë kundër interesave të tyre legjitime”, ka thënë një diplomat perëndimor në Bruksel.

“Paaftësia e BDI-së dhe Ali Ahmetit për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit mbajti këtë vend në krizë të vazhdueshme, e cila largonte Maqeoninë nga NATO dhe BE. Tani është koha që këto eksperimentime të marrim fund. Nëse edhe në koalicion me LSDM-në Ahmeti vazhdon t’i mashtrojë shqiptarët, sikurse i mashtronte sa ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, kjo nuk i sjell asgjë të mirë as Maqedonisë as qytetarëve të saj”, ka shtuar një kolegë i tij.

Ndeyshe Ahmeti të martën habiti opiniojin shqiptar duke thënë se deklarata e tre partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet plotësisht në programin e qeverisë së re për disa arsye, të cilat janë shumë reale dhe të sinqerta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në program do të hyjnë vetëm aspektet më të rëndësishme për reformat e mëdha prioritare. Për Maqedoninë tani gjëja e rëndësishme është që të përparojë në në BE dhe në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbetet e qëndrueshme dhe të ndikojë pozitivisht në rajon, u shpreh kryetari i BDI-së.

Ai shtoi se të gjitha aspektet nga deklarata do të jenë të hapura për debat dhe nuk do të mbahen të fshehta./Lajmpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>