Rikthehen protestat në Maqedoni

revolucioni-rmRevolucioni shumëngjyrësh pas një pauze të gjatë I rikthehet protestave. Për të hënën është bërë thirrje për protestë përpara Kuvendit në mbështetje të Prokurorisë Speciale. Në njoftimin e revolucionit mes të tjerash theksohet se kohëve të fundit siç thuhet mediat e kontrolluara nga i dyshuari Gruevski kanë nisur fushatën kundër Katica Janevës dhe tërë Prokurorisë Speciale.

Revolucioni shumëngjyrësh gjithashtu ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së se po e shfrytëzon çdo mundësi për të bllokuar punën e Speciales, ndërsa Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar seancën për të shqyrtuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Speciales. Sipas revolucionit shumëngjyrësh deputetët e VMRO-DPMNE-së refuzojnë të miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ta vazhdojnë afatin e Prokurorisë Speciale dhe kjo i ka detyruar që protestuesit të kthehen rrugëve të Shkupit. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>