Dy gjykatëse në Gjykatën Administrative, identiteti i të cilave nuk zbulohet janë rrahur pasi që paraprakisht dyjat kanë pasur qëndrime të ndryshme në lidhje me atë që ditëve të kaluara ka ndodhur me koleget e tyre në Gjykatën Penale në Shkup.
Njëra prej gjykatësve ka pasur mendimin se atë që janë duke e bërë kolegët e tyre në Gjykatën Penale është e drejtë, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer gjykatëses tjetër dhe zënka gojore ka kaluar në zënkë fizike.
Nga gjykata ende nuk ka reagim zyrtar për ngjarjet, por padyshim se gjykatësit më me zë dhe me shumë emocione flasin për gjendjet në gjyqësi. (ina)