Revoltë dhe pakënaqësi e madhe brenda BDI-së pas përgjimeve të publikuara nga LSDM.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuza ndaj kësaj partie, pasi që qytetarët janë të irituar me politikat e krerëve partiak. Ofendime, interesa të ngushta partiake, keqpërdorim dhe paaftësi të qeverisjes janë disa nga të vërtetat që dolën nga bisedat e përgjuara. BDI tashmë ka pranuar autenticitetin e materialeve të përgjimeve që disponon dhe që po i publikon partia maqedonase BDI. Por nga ana tjetër, pakënaqësi ka pasur edhe përbrenda disa funksionarëve të BDI-së që kanë qenë protagonistë të shumëpërfolur dhe të tallur e fyer në materialet e përgjimeve.
“Majmuni, Kali i Shemos, belaja, analfabetë, fyerje të rënda në adresë të disa funksionarëve edhe ate në baza familjare, kërcënime dhe skandale tjera ishin pjesë e bisedave të përgjuara.
Janë disa komente të ashpra që janë drejtuar në adresë të krerëve të kësaj partie, duke kërkuar që ata për shkaqe morale të tërhiqen nga skena politike.
“Ali Ahmeti për shkaqe morale sa më parë duhet të tërhiqet nga kjo parti dhe politike, sepse vërtetë u tregua fytyra e tij e vërtetë dhe dështimi. Nga një politikanë misterioz dhe që shpesh kërkonte votën sikur lëmoshë, sot u tregua si një politikan që tallet me fatin e shqiptarëve në Maqedoni”, kanë shkruar disa qytetarë të revoltuar.
Janë me dhjetëra komente edhe në agjencinë e lajmeve INA që i kundërpërgjigjen me ofendime krerëve të BDI-së, por duke kërkuar ikjen e tyre nga skena politike.
Nga ana tjetër, edhe përkundër publikimit të detajuar të përgjimeve lidhur me këtë parti, nuk ka pasur asnjë debat në disa media audiovizuele dhe nuk janë trajtuar tema që lidhen me përgjimet e fundit.
Shpërthen incidenti i parë
Regjistrohet incidenti i parë pas publikimi të “Bombave të Zaevit” kundër BDI-së. Dëshmitarët okular për portalin Shqipmedia kanë thënë se sot para objektit të USHT-së në Tetovë afër një kafeterie ka plasur një konflikt i ashpër verbal të shoqëruara me ofendime mes deputetit të BDI-së Xhevat Ademi dhe sekretarit të USHT-së Adem Beadinit.
Sipas dëshmitarëve në fjalë të cilët janë larguar nga vendi nuk përjashtojnë mundësinë e ndonje konflikti fizik mes këtyre dy personave por kjo nuk mund të konfirmohet.
Ndryshe dje Zoran Zaev publikoi audiopërgjime ku deputeti I BDI-së Xhevat Ademi personin Adem Beadini e quan analfabet dhe budalla./Shqipmedia
Biseda mes Xhevat Ademit dhe Ali Ahmetit:
AA: Alo
XHA: Shoç si je ?
AA: Mirë.
XHA: A je mirë ?
AA: Mirë, mirë.
XHA: Me shëndet ?
AA: Mirë
XHA: Ne kemi një mbledhje të komitetit.. por ta qajt një hall
AA: Aha
XHA: Mu lajmërua Vullneti (aludohet Vullnet Ahmeti) dhe dekani i fakultetit filozofik
AA: Hmm
XHA: Më vjen keq që po të them, ama them që Agroni (ish-rektori i ndjerë) a me qëllim e bën a çfarë loje bën, nuk edi. Që do të thoja gabimin parimor. Angazhimin e profesorëve nuk e bën prodekani për çështje arsimore, por këtë ja ka dhënë Adem Beadinit, sekretarit analfabet të USHT.
Kjo është ana parimore. Ana praktike, për të cilën më luti Vullneti (Vullnet Ahmeti) dhe Fehari (prorektori aktual) është të të njoh se me propozim të Adem Beadinit, dhe më pas do të tregoj se çfarë ka thënë ai budalla, e kanë largu nga puna gruan e “Ballistit”, Sarën. Magjistre e psikologjisë, vajza e doktor Shaniut, fqinjë të mi që i kam 5 metra afër. Është gruaja e Armirit.
Dje e kanë largu Ejupin, para disa ditëve edhe një tjetër. Këta a duan ta pastrojnë UT-në prej BDI-së. (INA)