Projekti për ndërtimin e Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë është gati. I njëjti është miratuar edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe nevojitet të pranohet nga Qeveria, thotë përpiluesi i projektit, inxhinieri Shefik Aliti. Ai thotë se ky projekt është gati që në vitin 2008 dhe i njëjti ishte pranuar edhe nga ish-ministri i Transportit të Shqipërisë, Sokol Olldashi.
“Gjatësia prej Tirane deri në kufirin me Maqedoninë në fshatin Kollare nën Dibër ka qenë 64 kilometër. Prej aty pastaj shkon krahu në Peshkopi lartë, ndërsa tek ne më e arsyeshme është që autostrada të kalojë prej kufirit Maqedoni-Shqipëri te fshati Kollare deri te Ura e Boshkut. Ne në territorin e Maqedonisë kemi paraparë 12 kilometër autostradë me dy kahje, jo me një kahje. Pastaj kemi paraparë që autostrada të kalojë në krahun e majtë të Liqenit të Mavrovës, mbi fshatrat Liçifurov dhe Leunov dhe të arrjë deri në Gostivar dhe të lidhet me rrugën Gostivar-Kërçovë” thotë Shefki Aliti, inxhinier, njofton Shenja.
Aliti thotë se projekti që parasheh ai shkurton rrugën Shkup-Tiranë për 100 kilometër, ndërsa ka edhe ka dobi ekonomike. “Rruga e Arbrit sipas tij, do të bëjë të frekuentueshme pjesën e Dibrës, do të ndihmojë në lehtësimin e njerëzve dhe mallrave, si dhe për rrugë si kjo është lehtë të gjinden edhe investitor. Por kushti kryesor sipas Alitit është që kjo rrugë të jetë me parametra të autostradës”
“Ne kërkojmë autostradë që të shkojmë nga Shkupi për në Tiranë për 190 kilometër apo sa e ka tash 198 kilometër Qafëthana. Domethënë deri sa të mbërrijmë në Qafëthanë ne arrjmë në Tiranë. Arsyeshmëri ekonomike ka sepse ka mbi 5 mijë automjete në ditë, mund të arrjë në 10 mijë sepse do të jetë rruga më e shkurtër për në Tiranë, por duhet të bëhet marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shqipërisë. Gjithë autostradat në Maqedoni ndërtohen me para të bankave evropiane dhe tash edhe banka kineze i financon. Kur të jepet edhe ky projekti jonë që e kemi projekt ide edhe në nivelin general, çdo bankë këtë e finanson kur bëhet fjalë për dy drejtime, ndërsa në një drejtim nuk finanson askush”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezentoi ditë më parë projektin për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”, i cili ndryshon nga projekti i Qeverisë së kaluar të drejtuar nga Sali Berisha. Rama tha se projekti i tij shkurton për 100 kilometër rrugën nga Tirana deri në Dibër, ndërsa paralajmëroi se këtë temë do ta diskutojë edhe në mbledhjen e përbashkët me Qevernë e Maqedonisë që është planifikuar të mbahet në Pogradec.