Rruga që çon te Banja e Tetovës vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve

tetova-Në vend që të shërbente si një pikë e bukur rekreacioni për banorët, Banja e Tetovës, është kthyer në makth për gjithë ata që frekuentojnë këtë rrugë, shkruan Alsat.

Rrëshqitja e dheut dhe gurëve, shpesh bën që rruga të bllokohet, por edhe vë në rrezik jetën e të gjithë atyre që kalojnë në këtë rrugë.

“Këto mure u bënë që në mandatin e kaluar, me qëllim që të mbrojnë rrugën nga rrëshqitja e dheut, megjithatë, nuk janë aspak efikase. Siç e shihni edhe vetë, rrëshqitje dheu e gurësh ka për çdo ditë, gjë kjo që i vë në rrezik si ata që bëjnë sport në këtë rrugë, ata që dalin për rekreacion, por edhe ata që banojnë e lëvizin për çdo ditë në këtë rrugë. Porosisin komunën që, të merr masa serioze që një herë e përgjithmonë të eliminojnë këtë rrezik”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Shihet se ka rrezik të madh dhe nuk ndodh që veç një herë ka pasur rrëshqitje, por shpesh ka. Para ca ditësh u bllokua rruga nga rrëshqitja e dheut dhe rëndë kalohej madje edhe në këmbë. Është fakt se duhet komuna pak më seriozisht t’i qaset këtij problemi”, thotë një banor.

“Me veturë po të jesh lehtë mund ta pësosh, duhet të betonohet kjo”, thotë një banor tjetër.

Të pyetur në komunën e Tetovës, për Alsat janë shprehur se, këtë vit komuna nuk ka mjete të planifikuara për ndërtimin e murit mbrojtës, por këto mjete janë paraparë për vitin e ardhshëm, ndërkohë që parapërgatitjet apo studimi i qëndrueshmërisë së tokës, ka filluar të realizohet bashkë me UNDP-në.

“Nga mjete të UNDP veçmë ka njoftim për nisje të punimeve që para katër ditësh për përgatitjen e një projekti të tillë për stabilizim të dheut dhe të bëhet muri mbajtës. Buxhet për këtë vit nuk ka, por për vitin 2023, tani bëhen vetëm studimet dhe përpilimi i projektit”, tha Memet Jonuzi, shef i Sektorit për veprimtari publike.

Muret mbrojtëse për dheun e rrugës së Banjës në Tetovë, gjatë udhëheqësisë së kaluar u bënë dy herë, por nuk rezultuan të suksesshme ndërsa përgjegjësi për harxhimet e bëra nuk mbajti asnjëherë as komuna dhe as firma që realizoi punimet. /B.S.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>