Mbrëmë ka ndodhur një aksident në rugën „Ilindenska“ („rruga e Gostivarit“) pranë Xhamisë së Pashës në Tetovë!
Për disa orë rruga prej te Semafori “Gjykata e Tetovës” deri te Lumi “Shkumbin” ishte e bllokuar nga ekipet e policisë të cilët dolën në vendngjarje.
Dëshmitarët thonë që makina ka qenë me shpejtësi, por edhe rrugët me lagështi dhe vende vende me ngrica, si pasojë ndodhi aksidenti.
Përndryshe në këtë rrugë nuk është hera e pare që ndodh një aksident i tillë. Në mungesë të prezencës së policisë, shumë makina tejkalojnë shpejtësinë dhe rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion! Veçanërisht gjatë stinës së verës, në orrët e natës, në këtë rrugë disa persona të mirrënjohur për policinë, e drejtojnë makinën me një shpejtësi shumë të madhe dhe të zhurmshme. Policia partiake/klienteliste është prezente vetëm në vende ku mund të mbushin buxhetin e shtetit ose xhepin.